Lajme
Vota e diasporës a do të jetë përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit?
KQZ-ja ka bërë të ditur se nga procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, ka rezultuar me mbi 90 mijë të regjistruar për të votuar nga diaspora, përcjell albinfo.ch.
“Referuar të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është 90.860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është 18.244”, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi..
E sipas analistëve politike, vota e diasporës do të jetë përcaktuese e rezultatit final në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Madje analisti politik, Faton Mehmeti thotë se është diaspora ajo e cila mund ta dërgojë apo ta lë Kurtin nën 50% të votave.
“Diaspora edhe në zgjedhjet e kaluar luajti rol të rëndësishëm duke i mundësuar VV-së të qeverisë e vetme. Tani që nuk dihet se si do shkojnë zgjedhjet, diaspora mund ta lë nën 50% Kurtin apo mbi 50%, pra mund të jetë vendimtare”, thotë analisti Faton Mehmeti.
Sipas tij, diaspora do të jetë përcaktuese e fituesit në këto zgjedhje.
“Mbi 100 mijë votues nga diaspora që mund të përbëjnë diku 5% e të regjistruarave, mund t’i jep Kosovës rezultatin final. Pra, mund dhe besoj se me shumë gjasa do të jetë përcaktuese. Gjithashtu, pritet që një numër i madh i diasporës të vijnë në Kosovë me 9 shkurt për të votuar, çka e shton edhe më shumë ndikimin e tyre në këtë zgjedhje”, shton Mehmeti.
“Nëse diaspora do të formonte një parti politike jam i bindur se merr më shumë vota se AAK dhe mbase e kalon edhe PDK-në, për nga numri i tyre i madh që janë jashtë vendit. Janë aset i çmuar në çdo drejtim, pres që me 9 shkurt si kurrë më parë të ketë ardhje të madhe të mërgatës për të votuar“, përfundon analisti Faton Mehmeti.
Kurse analisti qe jeton dhe vepron në diasporë, Saim Tahiraj për “Bota sot” thotë se në të kaluarën partitë politike kishin humbur interesin për votat e diasporës, gjë të cilën e kishte vërejtur Lëvizja Vetëvendosje.
“Të gjitha partitë politike e patën humbur interesimin për mërgatën dhe tërë përqendrimin e orientuan në Kosovë. Duke vërejtur fuqinë elektorale të mërgatës, VV në zgjedhjet paraprake e shtoj dukshëm aktivitetin e saj në mërgatë. Tereni ishte shumë i favorshëm për VV-në pasi që partitë tjera politike vetëm formalisht ekzistonin. Ky angazhim i VV-së në mërgatë dha rezultate shumë pozitive dhe i shtoi përqindjen e fitores”, shprehet Tahiraj.
Por ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, Tahiraj thotë se tani LDK dhe PDK janë rikthyer fuqishëm ne diasporë.
“Duke parë suksesin e VV-së në mërgatë, partitë tjera politike vërshuan furishëm duke themeluar degë e nëndegë të partive përkatëse. Numri i votueseve të partive politike në mërgatë është shtuar, e sidomos i LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe PSHDK-së”.
“Mendoj se votat e mërgatës do luajnë rol shumë të rëndësishme në rezultatin përfundimtar. Uroj, që të gjitha këto premtime për mërgatën që po i japin partitë politike, t’i realizojnë e mos të mbetën vetëm premtime në letër dhe fjalë që i merr era”, përfundon Saim Tahiraj.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat











