Lajme
Von der Leyen bën thirrje për kursim të rrymës
Kriza energjetike në gjithë botën për shkak të thatësirës dhe luftës në Ukrainë nga reduktimi i gazit rus, ka bërë që të gjitha shtetet të dalin me plane dhe thirrje për qytetarët për të kursyer sa më shumë përdorimin e rrymës, përcjell albinfo.ch.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE po punon për gjetjen e mënyrave inteligjente për të kursyer energji.
Sipas saj, ngritja me vetëm 1 gradë e kondicionerit mund të kursejë energjinë deri në 7 për qind në vit.
“Në gjithë BE-në po prezantohen mënyra të zgjuara dhe efikase për të kursyer energji. Temperaturat pak më të larta për kondicionerin, për shembull, sjellin rezultate mbresëlënëse. Është mirë që disa shtetet anëtare po përfshijnë masa të tilla në planet e tyre. Së bashku, ne kursejmë energji për një dimër të sigurt. Rritja e temperaturës së kondicionerit në shtëpi me vetëm 1°C mund të kursejë rreth 7 për qind në përdorimin e energjisë gjatë një viti. Edhe Komisioni Evropian po kursen energji gjithashtu, sipas Strategjisë së saj të Gjelbërimit”, shkruan Von Der Leyen në Twitter.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













