Lajme
Von der Leyen: BE-ja po punon për valë masive investimesh në Grenlandë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen me deklaratë të fuqishme
Me një gjuhë më të ashpër se kurrë më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se tarifat e Trumpit rrezikojnë t’i fusin BE-në dhe SHBA-në në një situatë që do t’u shërbente vetëm kundërshtarëve, tw cilë, të dyja palët janë kaq të përkushtuara t’i mbajnë jashtë peizazhit strategjik, përcjell albinfo.ch.
Duke folur të martën në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit në Zvicër, ajo ka thënë se përgjigjja e Evropës do të jetë “e palëkundur, e bashkuar dhe proporcionale”.
Ajo ka theksuar se “solidaritet të plotë me Grenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës”, duke nënvizuar se “sovraniteti dhe integriteti i territorit të tyre është i panegociueshëm”.
Sipas saj, BE-ja po punon për “një valë masive investimesh evropiane në Grenlandë”.
Por ajo ka shtuar se Evropa do të bashkëpunojë me SHBA-në dhe me të gjithë partnerët e tjerë, duke përmendur Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Norvegjinë dhe Islandën, për sigurinë më të gjerë në Arktik.
“Së fundi, besoj se Evropa duhet të përshtatet me arkitekturën dhe realitetet e reja të sigurisë me të cilat po përballemi tani. Dhe për këtë arsye Evropa po përgatit strategjinë e saj të sigurisë, të cilën planifikojmë ta publikojmë më vonë këtë vit. Si pjesë e saj, ne po përditësojmë strategjinë tonë për Arktikun. Dhe në zemër të kësaj do të jetë parimi themelor: janë popujt sovranë ata që vendosin për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar von der Leyen.
Ajo e ka mbyllur fjalimin e saj duke thënë se siguria në veriun e Largët “nuk ishte tema kryesore” kur nisi të punonte për këtë fjalim, por se kjo tregon sa shumë gjëra mund të ndryshojnë në një periudhë të shkurtër kohe
“Çështja është se bota ka ndryshuar përgjithmonë. Ne duhet të ndryshojmë bashkë me të”, ka deklaruar von der Leyen.
Në forumin e Davosit pjesëmarrës do të jetë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili do të mbajë edhe një fjalim të mërkurën.
Trumpi pritet të ketë takime edhe me disa liderë evropianë në kuadër të këtij forumi, ndonëse nuk është bërë e ditur ndonjë agjendë e caktuar.
Çështja e Grenlandës pritet të jetë tema kryesore në këto takime. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












