Kosova
Von der Leyen: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian tha se vendimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme në Kosovë dhe kërkoi respektimin e institucioneve gjyqësore
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Kosovë ka folur edhe për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, von der Leyen tha se vendimi ka shkaktuar emocione të fuqishme në Kosovë, duke theksuar se historia e vendit nuk mund të rishkruhet.
“Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës. 1999-a është e skalitur në memorien tuaj kolektive – represioni i dhunshëm, kriza humanitare, vuajtja që e ka përjetuar populli juaj. BE-ja ka qëndruar gjithmonë me ju”, deklaroi ajo.
Von der Leyen tha se e çmon, siç u shpreh, angazhimin e matur të institucioneve të Kosovës, ndërsa theksoi se aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe se mandati i tij duhet të respektohet.
“Aktgjykimi është dhënë nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, tha presidentja e Komisionit Evropian.
Ajo theksoi gjithashtu se rezistenca e Kosovës nuk ka qenë pjesë e procesit gjyqësor.
“Rezistenca e Kosovës nuk ka qenë në gjykim”, u shpreh von der Leyen.
Gjatë konferencës, presidentja e Komisionit Evropian foli edhe për situatën politike në Kosovë, duke vënë theksin te funksionalizimi i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit dhe Qeverisë.
Ajo tha se partitë politike duhet të zhvillojnë dialog për tejkalimin e situatës politike dhe theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional, reformave dhe zhvillimit ekonomik.
Vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e turit të saj në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ajo po zhvillon takime me përfaqësuesit institucionalë të vendeve të rajonit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













