Lajme
Vlerat ushqyese të portokallit
Portokallet janë ndër agrumet më të njohura e të vlerësuara, jo vetëm për shijen, por edhe për vlerat ushqyese. Përfitimet që marrim nga agrumet janë shumë dhe përfshijnë shumë aspekte të shëndetit. Vitamina C është ajo që dimë më shumë për portokallin, por kjo nuk është vlera e vetme e saj.
Në 100 g portokall kemi 8 g. karbohidrate, fibra 1.6 g dhe 34 kalori. Me këtë sasi përmbushen 50% e kërkesave të përditshme të vitaminës C.
Disa arsye më shumë për të kosnumuar portokallin:
1.Portokallet janë të pasura me element të shumtë që kanë efekt citotoksik kundër qelizave të kancerit. Nga studimet e fundit besohet se agrumet janë në gjendje për të luftuar tumoret e lokalizuara në mushkëri, lëkurë, stomak dhe në zorrë.
2.Ndikojnë dukshëm në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në trup, prania e të cilit reduktohet për shkak të sasisë së lartë të fibrave të tretshme, të pranishme tek agrumet.
- Prania e lartë e vitaminës C tek portokalli lufton radikalet e lira, të cilat konsiderohen përgjegjës për disa sëmundje kronike, ndër të cilat dhe disa forma të kancerit dhe çrregullimeve kardiovaskulare.
- Pirja e lëngut të portokallit na ndihmon për të mbrojtur veshkat dhe për të zvogëluar rrezikun e gurëve në to.
- Përmbajtja e kaliumit tek portokalli është një aleat i mirë për mbrojtjen e zemrës, duke pasur parasysh faktin se një mungesë e mundshme mund të çojë në ndryshime të ritmit kardiak të njohur si aritmi.
- Lëkura e portokallit është e pasur me beta-karotene, e cila na ndihmon për t’u mbrojtur qelizat nga plakja.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












