Lajme
Vlerat ushqyese të fistikëve
Fistikët janë fruta arrore të mrekullueshme që janë cilësuar si simbol i shëndetit dhe mirëqenies qysh nga kohërat e lashta. Këto janë të pasur me shumë vlera ushqyese që janë esenciale për shëndetin, përcjell albinfo.ch.
Fistikët, në fakt, janë bërthama të marra nga frutat që i përkasin familjes Anacardiaceae, me gjini: Pistacia. Kanë një madhësi mesatare dhe besohet të kenë origjinën në vargjet malore të Azisë Perëndimore dhe rajonin e Turqisë.
Fistikët rriten nën klimë të ngrohtë, verëra të thata dhe dimër të ftohtë. Këto kultivohen në shkallë të larë në SHBA, Iran, Siri, Turqi dhe Kinë. Pas plantacionit duhen rreth 8 deri 10 vjet derisa bima të kultivojë frutat e saj. Pas kësaj, frutat kultivohen për shumë vite me radhë.
Fistikët janë fruta ku bërthama e saj gjendet në mes, ndërsa është e mbështjellë në dy anët me lëvore të fortë kockore, bërthama ka ngjyrë të gjelbërt të lehtë, formë paksa të zgjatur, arrin 2 cm gjatësi dhe 1 cm gjerësi, ndërsa peshon rreth 0,7-1 gr.
Pjesa e konsumueshme (farat ose thelbi) ka vlera të larta ushqyese, pasi përmbajnë, 55 për qind yndyra, 22.5 për qind proteina, 19 për qind karbohidrate, 5.15 për qind ujë dhe 1.9 për qind kripëra minerale të K, P, Ca, Mg, Fe, etj. Fistikët janë burim i shkëlqyer i vitaminës E, veçanërisht të pasur me gama-tokoferol, 23 gr. per 100 gr.
Fistikët përmbajnë grupe të rëndësishme të vitaminave B-kompleks, të tilla si riboflavin, niacin, thiamin, acid pantotenik, vitamin B-6 dhe acid folik
Rëndësi të madhe ka edhe përpunimi i tyre në industrinë ushqimore, kozmetike dhe farmaceutike. Gjithashtu rrëshira e tij gjen përdorim në industrinë ushqimore dhe atë kimike.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











