Lajme
Vlerat ushqyese të bananes dhe…
5 përfitimet shëndetësore
Banania, fruta e verdhë ekzotike jo vetëm që është e shijshme, por na ofron shumë më shumë përfitime shëndetësore nga se mund të kemi menduar. Një banane në ditë pastron organzimin nga toksinat, mban sytë të shëndetshëm, lëkurën e lëmuar dhe ju ngre humorin. Nëse mendoni se me kaq mbaruam, gaboni. Jo të gjithë e dinë se bananet janë të pasura me antioksidantë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin nga radikalet e lira. Bananet forcojnë sistemin nervor dhe na ndihmojnë të humbim peshë më lehtë. Janë një burim i mirë i potasiumit, magneziumit dhe vitaminë B6. Një banane përmban 450 mg kalium, 30 gramë karbohidrate, 3 gramë fibra, 19 gramë sheqer dhe 1 gram proteina. Më poshtë dietologia Rolina Naço liston 5 përfitimet shëndetësore nga konsumi i bananes
– Një nga frutat me përmbajtje shumë të lartë në kalium (ndihmon personat që vuajnë nga hipertensioni).
-Parandalon depresion ose gjendjen e trishtuar, pasi përmban një sasi shumë të lartë në triptofan (aminoacid), i cili transformohet në seritoninë – neuroritrasmetuesi që na bën të ndihemi të lumtur.
-Një vakt ideal para palestrës.
-Të gjithë personat që kanë probleme me gastritin ose kane reflukse të shpeshta mund ta konsumojnë edhe çdo ditë për të balancuar aciditetin në stomakun e tyre, sidomos kur kalojnë orë të gjata pa konsumuar ushqim.
-Ndalon dhimbjen muskulore (tendinat e dëmtuara) pasi përmban një sasi shumë të lartë kaliumi (kripërat minerale ndihmojnë në largimin e dhimbjeve dhe në parandalim e këtyre kontraktimeve).
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










