Lajme
Vetizolim për 42 shtete, Kosova mbetet në “vendet me rrezik”
Është publikuar lista më e re, ku nga 29 shtete tashmë janë 42, ku kur të ktheheni në Zvicër, duhet të vetizoloheni për 10 ditë
Deri më tani kanë qenë 29 shtete. Bosnja, Mali i Zi dhe Meksika janë vende të reja. Suedia dhe Bjellorusia, nga ana tjetër, nuk konsiderohen më një zonë rreziku, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Lista e azhurnuar e kërkesave për karantinë vlen nga e enjtja, siç njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në faqen e saj të internetit. Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), situata epidemiologjike është përkeqësuar në këto vende.
Kosova ende ndodhet në listën e “vendeve me rrezik” dhe personat që kthehen në Zvicër duhet të vetizolohen për dhjetë ditë, përcjell tutje albinfo.ch.
Lista e Shteteve:
Argjentinë
Armeni
Azerbajxhan
Bahrejn
Palestina
Bolivi
Bosnja dhe Hercegovina
Brazil
Kepi Verde
Kili
Kosta Rika
Republika Domenikane
Ekuador El Salvador
Eswatini (Swaziland)
Guatemala
Hondurasi
Iraku
Izraeli
Katari
Kazakistani
Kirgistan
Kolumbi
Kosovë
Kuwait
Luksemburgu
Maldivet
Meksikë
Moldavi
Mali i Zi
Maqedonia e Veriut
Omani
Panama
Peru
Rusia
Arabia Saudite
Serbia
Afrika e Jugut
Suriname
Ishujt Turke dhe Kaikos
Emiratet e Bashkuara Arabe
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (përfshirë Porto Riko dhe Ishujt e Virgjër të Sh.B.A)
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














