Lajme
Vetëvendosje nuk do të ndërrojë listën zgjedhore
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), Alim Rama, është i bindur se të gjithë kandidatët e kësaj partie në listë janë në pajtueshmëri me ligjin dhe se të gjithë do të jenë kandidatë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Rama tha se pas refuzimit të sotëm të PZAP-it për të udhëzuar KQZ-në të certifikojë si të plotë listën e VV-së, tha se do të ankohen në shkallën e fundit, në Gjykatën Supreme.
Rama tha se pavarësisht, vendimit të Supremes, VV-ja nuk do të ndryshojë listën dhe do të garojë edhe me pesë kandidatët, që tash për tash nuk janë certifikuar.
“VV-ja nuk do të ndryshojë listën. Këshilli i Përgjithshëm i VV-së ka vendosur që Albin Kurti të jetë bartës i listës dhe kështu do të jetë, pavarësisht vendimit të shkallës së fundit. Gjithsesi ne shpresojmë që Supremja do të vendosë në favor të VV-së dhe të hedhë poshtë vendimin paushall të KQZ-së, sikur që ka bërë edhe më herët me rastin e deputetit Zafir Berisha”, ka thënë Rama për Express Intervistë, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka akuzuar kryesuesen e KQZ-së, Dakën, se është bërë palë me partitë rivale të VV-së, LDK e PDK.
“Ajo në një mënyrë po bashkëpunon me kolegët e mi nga LDK-ja e PDK-ja. Ajo duhet të jetë e paanshme në proceset politike, është vendim politikisht dashakeq dhe ka për qëllim të diskreditojë procesin zgjedhor. E gjitha që është bërë ka vetëm një qëllim, të pengohet Albin Kurti, pasi fituesi dihet, të gjithë të tjerët janë dëm kolateral”, tha Rama.
Ai akuzoi edhe PZAP-në për vendimin e sotëm, që nuk i dha të drejtë VV-së. Tha se për herë të parë ka parë që ligji të jetë mbi Kushtetutën.
“Ky është vendim absurd, por e pashë sot te PZAP-i”, tha ai.
Rama ka akuzuar Dakën edhe se PZAP-i i ka shkruar letër vetë për këtë çështje, e sipas tij, duhej të përgatitej nga Zyra për Certifikim, të votohej në KQZ dhe më pas e firmosur nga Daka të nisej për PZAP.
“Por, ajo e ka shkruar vetë letrën, KQZ-në e llogarit pronë private. Njëjtë ka ndodhur edhe me zgjedhjet në Podujevë. Në vendimin e Presidencës për shtyrje të zgjedhjeve thuhej se është marrë bazuar në kërkesën e KQZ-së, ndërkohë ne si KQZ nuk i kishim nisur letër. Tri ditë më vonë, u pa se ajo i ka nisur kërkesë presidentit privatisht”, shtoi Rama.
Ai foli edhe për mundësinë, sipas tij, hipotetike, që edhe Supremja të refuzojë listën e VV-së. Tha se lista nuk do të ndërrojë dhe se VV-ja nuk do të humbasë asnjë votë.
“Lista do të jetë ashtu siç është. Votat që shkojnë për kandidatët e pacertifikuar, do të numërohen vetëm si vota për subjektin. Votat për kandidatët nuk determinojnë në votat e subjektit. Votat për kandidatë, janë vetëm për radhitje të brendshme”, tha ai.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












