Kosova
Vetizolohet Lutfi Haziri
Kryetari i Gjilanit u ka bërë thirrje të gjithëve të izolohen që kanë pasur kontakt me personat e infektuar
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është vetizoluar.
Ai ditë më parë ka qenë në një ambient ku ndodhej edhe një person, që më pas ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus, përcjell albinfo.ch.
“Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë, nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokollit shëndetësor”, ka thënë Haziri.
“Po ashtu u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’iu nënshtrohen testeve dhe vetizolimit”, ka thënë Haziri, për të shtuar se detyrën e tij do ta ushtrojë nënkryetari i Komunës së Gjilanit.
Në Kosovë, deri më tani janë konfirmuar 19 raste me koronavirus.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë