Kosova
Vera zvicerane në Kosovë: Lidhjet mes Zvicrës dhe diasporës kosovare
Pesë ditë ngrohtësi dhe emocione: Mona Mittendrin në Kosovë (Video)
Në një seri episodesh të titulluar “Vera zvicerane në Kosovë”, gazetarja Mona Mittendrin sjell një pasqyrë të ngrohtë dhe personale mbi lidhjet mes Zvicrës dhe Kosovës. Episodi është transmetuar të enjten, më 9 tetor 025, në SRF 1, nga ora 20:10 deri në 21:05 dhe fokusohet tek mënyra se si diaspora kosovare jeton mes dy atdheve, transmeton albinfo.ch.
Mona përshkruan përvojën e saj pesëditore në Kosovë me plotë ngrohtësi dhe emocione, edhe pse temat e trajtuara nuk ishin gjithmonë të lehta. Përmes takimeve me njerëz që kanë rrënjë kosovare, ajo tregon si diaspora ruan lidhjet me familjen dhe kulturën e saj gjatë vizitave verore.
Video e plotë: –>>>>>>https://www.facebook.com/reel/657647994086072

Sipas të dhënave, rreth 250,000 persona në Zvicër kanë origjinë nga Kosova, dhe shumë prej tyre kthehen çdo verë për të festuar dhe për të vizituar të afërmit. Ky episod ofron një pasqyrë të veçantë mbi jetën mes dy atdheve dhe sfidat e përditshme të komunitetit kosovar në diasporë. /Albinfo.ch
Parlajmerimi i emisionit:
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












