Lajme
Vera e vitit 2026 thyen rekordet, më e nxehta në Zvicër që nga fillimi i matjeve
Rekorde të reja absolute të temperaturave janë regjistruar edhe nga stacionet meteorologjike në Cyrih, Bazel dhe Lucern
Vera e vitit 2026 po rezulton më e nxehta në Zvicër që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1864, duke tejkaluar shumë prej rekordeve të vendosura gjatë verës së jashtëzakonshme të vitit 2003.
Sipas shërbimit meteorologjik MeteoNews, temperaturat mesatare të regjistruara deri më tani gjatë kësaj vere janë rreth 0.7 gradë Celsius më të larta se në vitin 2003, që deri tani konsiderohej vera më e nxehtë në historinë e matjeve në vend, transmeton albinfo.ch.
Në shumë pjesë të Zvicrës është regjistruar gjithashtu një numër më i madh ditësh me temperatura mbi 30 gradë Celsius. Bazeli ka regjistruar tashmë 45 ditë të nxehta, krahasuar me 41 gjatë gjithë verës së vitit 2003. Megjithatë, në Gjenevë rekordi i vitit 2003 ende nuk është tejkaluar.
Rekorde të reja absolute të temperaturave janë regjistruar edhe nga stacionet meteorologjike në Cyrih, Bazel dhe Lucern. Vetëm në Bazel janë regjistruar 17 ditë me temperatura mbi 35 gradë Celsius, më shumë se gjatë verës së vitit 2003.
Një tjetër tregues i temperaturave jashtëzakonisht të larta është rritja e numrit të netëve tropikale, kur temperatura minimale nuk zbret nën 20 gradë Celsius. Në Lugano janë regjistruar deri tani 50 net tropikale, tri më shumë se në vitin 2003.
Të dhënat tregojnë se vera e vitit 2026 po karakterizohet jo vetëm nga temperatura mesatare më të larta, por edhe nga më shumë ditë me vapë ekstreme dhe net tropikale në shumë rajone të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













