Në Muzeun e „Oberhessit“ në Giessen të Gjermanisë, ka filluar prezantimi i punimeve të piktorit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra. Në hapjen solemne të manifestimit, fjalën e hyrjes e mori Vilson Mirdita, ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani, ndërsa muzikantja bullgare Veronika Todorova, e shoqëroi solemnitetin me një interpretim në fizarmonikë. Në manifestim ishte i pranishëm edhe piktori i njohur kosovar Dalip Kryeziu, i cili veprat e Kodrës i ka mbledhur në një koleksion privat. Nuk munguan as këshilltarët e komunës së Münzenbergut, çifti bashkëshortor Heck. Të pranishëm ishin edhe Fatos Fazliu, i cili përkujdeset për Fondacionin „Kodra“ në Milano dhe Nikita Schischkoff, i cili mirëmban Fondacionin „Kodra“ në Lugano të Zvicrës. Ibrahim Kodra ka lindur më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm të Durrësit.Fëmijërinë e tij e kaloi në oborrin e mbretit Zog, nga i cili edukohet dhe shkollohet fillimisht në studime shkencore dhe më pas në shkollën e artit Odhise Paskali. Në moshën 20-vjeçare fiton bursën e studimit dhe niset për në Milano, për të ndjekur fatin e tij, ku regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras. Nën udhëheqjen e Carra Carpi dhe Funi, piktori i ri shqiptar nis udhëtimin e tij në kërkim të njohjes, e cila më pas do ta kalojë çdo skemë dhe formulë. Në vitin 1944 Kodra hapi shopin e tij të parë në Milano, për të vazhduar më pastaj me sukseset e njëpasnjëshme, siç ishte ai i vitit 1948 kur në “Art Club” të Romës hapi ekspozitën personale e pastaj edhe atë grupore, me ç′rast u njoftua edhe më mjeshtrin e artit Pablo Picasso. Në vitet 50, Kodra pikturoi freskat në muzetë dhe ndërtesat më të njohura të Milanos. Në këto vite në Mostra dell Disegno të Chiavariit, Kodra do të hapë edhe ekspozitat madhështore bashkë me mjeshtrit më të mëdhenj të kohës, Picasso, Rouault, Dufy, Matisse, Modigliani dhe të tjerët. Ai ka hapur edhe një mori ekspozitash individuale dhe grupore anekënd botes, si:- Ekspozita kolektive në “Paradise” me mjeshtrit Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque etj.- Ekspozita kolektive në “Stone Gallery” në Neëcastle me mjeshtrit Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares etj.- Ekspozitë personale në ′Princess Hall” të New Yorkut.Në mesin e ekspozitave të tjera të Kodrës janë edhe ekspozitat e tij në Milano, Në castle, Stuttgart, Zurich, Tiranë e Prishtinë.Veprat e tij dekorojnë muret e Muzeut të Vatikanit, Dhomën e Deputetëve në Romë dhe koleksionet e çmuara private anembanë botës.Në mesin e pikturave të njohura të, me të cilat është prezantuar edhe në trojet shqiptare, janë “Kompozicioni”, �Muzikantët”, “Lufta për pushtet”, “Lufta për paqe”, “Shqipëria fantastike” etj. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 03 prill 2011, ndërsa hyrja kushton 10 euro.
Veprat e Ibrahim Kodrës në Muzeun gjerman
0 Likes
0 Share
Ramë Lahaj në Cyrih mes bashkatdhetarëve: Krenar për secilin prej jush!
Zbulohen 28 artistët që garojnë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2027
“Dua” i Blerta Bashollit vjen në kinematë e Zvicrës nga 15 tetori
Baleti i Kosovës sjell në Vjenë shfaqjen “HOPE” në mbështetje të luftës kundër kancerit të gjirit
Ramë Lahaj magjeps publikun shqiptar të Cyrihut
“Dua” i Blerta Bashollit, një adoleshencë e vjedhur nga lufta dhe një histori që nuk duhet harruar kurrë
Ekspozita “Pa(k) fytyrë” e Rromir Imamit: Ku mbaron fytyra e ku fillon portreti
Kosova prezanton katër autorë në Panairin e Librit në Frankfurt
Turizmi shqiptar në fokus të një paneli diskutimi në Universitetin e St. Gallenit
Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të
Presidenca ende pa e pranuar Ligjin për Specialen, Kuvendi ka afat deri më 15 tetor