Muzikë
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026”
“The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e para në sondazhin më të madh botëror të muzikës klasike, duke lënë pas kompozitorë legjendarë.
Vepra e njohur e kompozitorit uellsian Sir Karl Jenkins, “The Armed Man: A Mass for Peace”, është shpallur vepra më e pëlqyer në listën prestigjioze “Classic FM Hall of Fame 2026”, duke lënë pas emra të mëdhenj të muzikës klasike si Mozart, Beethoven, Vivaldi dhe Rachmaninoff, transmeton albinfo.ch.
Kjo vepër, e krijuar në vitin 1999 dhe e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, u votua në vendin e parë nga rreth 90,000 vota të publikut, në sondazhin më të madh vjetor të muzikës klasike në botë.
Sipas vetë kompozitorit, vepra përshkruan ciklin e konfliktit njerëzor, duke nisur nga paqja, përgatitja për luftë, tragjedia dhe reflektimi, e deri te shpresa për një të ardhme më të mirë. Ai ka theksuar se mesazhi i saj mbetet po aq i rëndësishëm edhe sot, në një botë ende të përballur me konflikte.
“Është një rrëfim për konfliktin dhe luftën… fillon me paqe dhe përgatitje për luftë, reflektim dhe pastaj shpresë për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Jenkins.
Vepra korale, e bazuar në strukturën e meshës dhe e ndërthurur me elemente muzikore nga kultura të ndryshme, është interpretuar mijëra herë në mbarë botën që nga publikimi i saj në vitin 2000. Ajo është konsideruar si një thirrje universale për paqe, duke bashkuar tema të fesë, historisë dhe humanizmit.
Në listën e këtij viti, Jenkins u bë gjithashtu kompozitori i parë i gjallë që renditet në vendin e parë në historinë e sondazhit, duke shprehur kënaqësi për këtë vlerësim ndërkombëtar.
Ndërkohë, në top-10 të listës figurojnë vepra të njohura si “Requiem” i Mozartit, “Symphony No. 9” e Dvořákut dhe “Adagio for Strings” e Barberit, ndërsa muzika e filmave po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet.
Vepra “The Armed Man” është interpretuar edhe në Kosovë, ku më 6 korrik 2024 u shfaq në një koncert madhështor në sheshin qendror të Prishtinës, në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të vendit./Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI shfaqet në kopertinën globale të TIME100 AI 2026, përkrah disa prej... -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime











