Kosova

Vendimi i PZAP-it shtyn rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është deklaruar pas vendimit të PZAP-it se nuk do të numërohen 5 mijë vota të diasporës

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Express se do të presin afatin ligjor që të procedojnë më tej, pasi që në fund të vendimit të PZAP-it ka këshillë juridike, pra lejohet ankesa kundër këtij vendimi në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

“KQZ-ja nuk mund të shpallë rezultatet përfundimtare pa u përmbyllur edhe kjo çështje”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur për ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, sa u përket votave nga jashtë vendit, por të cilat nuk janë numëruar në QNR, përcjell albinfo.ch.