Lajme
Vendi ku prodhohet djathi më i shtrenjtë në botë
Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomaricës dhe me sa duket ky është edhe justifikimi për çmimin e lartë të tij
Blerësit e këtij lloj djathi, do të thoshte dikush, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me paratë. Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhohet djathi më i shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomaricës dhe me sa duket ky është edhe justifikimi për çmimin e lartë të tij.
Momentalisht aty janë 120 gomarica të cilat gjatë një dite mund të japin nga dy deri në 11 litra maksimalisht. Kjo varet nga numri se a janë dhe sa janë në periudhën e krijimit të qumështit (laktacionit).
Gomarica gjatë gjithë vitit mund të japë më së shumti 35 litra qumësht dhe kjo vetëm gjatë periudhës që rrit të vegjlit. Në botën shtazore gomaricat më së gjati bartin në bark këlyshët e palindur plot 1 vit e 15 ditë, dhe natyrisht gjatë asaj kohe nuk japin qumësht. Deri të çmimi prej 1 000 eurove për një kilogram djathi është arritur me përllogaritje të thjeshtë, 40 herë 25.
Shifra 40 tregon çmimin e qumështit të gomares në Serbi, kurse 25 sasia e litrave që nevojiten për prodhimin e një kg djathi.Sipas gazetës zagrebase V. List, çmimi i këtij lloj qumështi në Kroaci shkon deri në 70, kurse në Evropë deri në 100 euro.
Ky qumësht është specifik sepse ka pothuaj 100 për qind të njëjtën përbërje me qumështin e nënave.
Por, për prodhimin e djathit atij i shtohet edhe një sasi e vogël e qumështit të dhive, pasi qumështi i gomares përmban vetëm 1 për qind yndyra. Shitja e këtij lloj djathi bëhet vetëm nëpërmjet internetit apo me porosi dhe me dërgim të drejtpërdrejt nëpër shtëpi/living
E-Diaspora
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë Ai mbështetet në rrëfimin e autorit E.B., i cili tashmë është dënuar për këtë rast, një ditë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa