Lajme
Vendet me jetëgjatësinë më të lartë dhe më të shkurtër
Në Monako njerëzit kanë jetëgjatësinë më të lartë në botë. Foshnjat e lindura në vendin që strehon 40 mijë banorë në bregun jugor të Francës, kanë një jetëgjatësi mestare prej 85.9 vjetësh, sipas të dhënave në Our World in Data. Republika e Çadit, një vend mes Afrikës veriore dhe asaj qendrore, renditet në fund të listës. Njerëzit në vendin afrikan, një nga më të varfrit në botë, kanë një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 52.5 vjetësh.
Ndërkaq, njihuni me vendet e botës ku njerëzit kanë jetëgjatësinë më të lartë:
1.Monako – 85.9 vjet
2.Hong Kong – 85,5 vjet
3.Makao, Kinë – 85.4 vjet
4.Japonia – 84.8 vjet
5.Australia – 84.5 vjet
6.Zvicra – 84 vjet
7.Malta – 83.8 vjet
8.Koreja e Jugut – 83,7 vjet
9.Lihtenshtajni – 83.3 vjet
10.Norvegjia – 83.2 vjet
Njihuni me vendet e botës ku njerëzit kanë jetëgjatësinë më të ulët:
1.Çad – 52.5 vjet
2.Nigeri – 52.7 vjet
3.Lesoto – 53.1 vjet
4.Republika e Afrikës Qendrore – 53,9 vjet
5.Sudani i Jugut – 55 vjet
6.Somali – 55.3 vjet
7.Eswatini – 57,1 vjet
8.Bregu i Fildishtë – 58,6 vjet
9.Guinea – 58,9 vjet
10.Mali – 58,9 vjet
11.Shqipëria, 76,5 vjet
Prej disa muajsh, Shqipëria lakohet në artikuj të huaj për lehtësitë e të punuarit si nomadë digjitalë. Gjithashtu, qeveria shqiptare i ka dhënë vëmendje pikërisht kësaj kategorie, që po shtohet edhe në vendin tonë, nëpërmjet një drafti të përfshirë në Agjendën Digjitale 2022-2026. Së fundmi, një artikull e rendit vendin tonë si më të mirin në Europë për nomadët amerikanë. /TAR
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













