Portrete të firmave

Vëllezërit Fida: Kurseni koston e jetës duke blerë shtëpi në Zvicër

Investimi në pasuri të paluajtshme do të jetë i vlefshëm në planin afatgjatë, pasi Zvicra ka një treg të qëndrueshëm dhe vlera e pasurive të paluajtshme me kalimin e kohës do të pësoj rritje.

Zvicra ashtu sikurse dhe gjithë bota, janë duke u përballur me “lëkundjet” financiare. Tregu i patundshmërive është në mënyrë të drejtpërdrejtë i lidhur me lëvizjet në sferën e financave. Për të pasur më të qartë idenë për ambientin e investimeve në patundshmëri në Zvicër, sot, Albinfo.ch ka kërkuar mendimin e pronarëve të kompanisë EMPERIO AG, Mefail dhe Betim Fida.

Albinfo.ch: Çfarë mund të presim këtë vit në tregun e patundshmërive?

Emperio AG: Se si do të zhvillohet tregu i pasurive të paluajtshme në Zvicër në vitin 2023 është e vështirë të thuhet. Masat e Covid 19 kanë ndryshuar idenë e zviceranëve për shtëpinë e tyre. Dy vitet e fundit ka pasur një migrim larg qendrave kryesore, siç tregon një studim i Credit Suisse. Në këtë kontekst, më shumë përfitojnë aglomeracionet përreth. Në këto rajone ka dallime të konsiderueshme në trendët e çmimeve në krahasim me qendrat kryesore zvicerane.

Çmimet e pasurive të paluajtshme në aglomeracione po rriten gjithashtu për shkak të atraktivitetit të tyre të ri. Ekonomia zvicerane është shëruar shpejt nga kriza e koronës dhe shkalla e papunësisë ka rënë ndjeshëm. Përveç kësaj, bashkë me rritjen e popullsisë rritet edhe nevoja për më shumë pronësi të ambienteve të banimit.

Mundësia e punës nga shtëpia (Home Office) ka zgjuar dëshirën për hapësira më të mëdha banimi. Kjo nga ana tjetër ndikon në tregun zviceran të pasurive të paluajtshme. Afërsia me vendin e punës gjithashtu ka rënë në plan të dytë dhe u ka dhënë përparësi faktorëve të tjerë si kopshti, tarraca, një dhomë shtesë etj. Me nivele të larta imigrimi, çmimet e qirave ka më shumë gjasa të rriten, ndërsa çmimet e pasurive të paluajtshme për apartamente dhe shtëpi ngadalë të ngecin dhe të stabilizohen. Arsyet për këtë janë çmimet e rritura shumë të pasurive të paluajtshme, rritja e kostos së jetesës për shkak të inflacionit dhe rritja e normave të interesit të hipotekave.

(KEYSTONE/Steffen Schmidt)

Albinfo.ch: çfarë ndikimi mund të ketë rritja e normave të interesit?

Emperio AG: Kërkesa për hipotekat afatgjata me normë fikse, me afat maturimi p.sh. 10 vjet, është ende shumë e lartë pavarësisht normave më të larta të interesit. Konsumatorët zviceranë vlerësojnë sigurinë e planifikimit pa pasur nevojë të përballojnë rreziqet e tregut. Prandaj, tregu zviceran i pasurive të paluajtshme do të mbetet i qëndrueshëm dhe dëshira për të pasur një shtëpi do të priret drejt rritjes. Kanalet e financimit dhe çështjet bankare janë bërë më të rrepta, ndaj një blerje zgjat më shumë se sa ndodhte vitet e fundit, por kjo është një gjë e mirë sepse siguria është prioritet dhe e mban tregun të qëndrueshëm.

Albinfo.ch: A pritet lëvizja e çmimeve të patundshmërive: apartamenteve dhe shtëpive?

Emperio AG: Duke pasur parasysh luftën (në Ukrainë) dhe inflacionin, është shumë e vështirë të bëhet një parashikim për momentin dhe ndoshta është pak herët. Megjithatë, nëse normat e interesit të hipotekave vazhdojnë të rriten, kërkesa ka shumë gjasa që të bjerë dhe në varësi të rajonit çmimet e pronave në tregun zviceran të pasurive të paluajtshme, gjithashtu do të kenë një rënie të vogël. Tani është koha për të pritur dhe për të mbajtur situatën nën vëzhgim.

Si pronar i patundshmërisë, duhet të mendoni me kujdes se çfarë doni të bëni me pronën tuaj. Një vlerësim i pasurisë suaj është hapi i parë në marrjen e vendimeve të mëtejshme. Në EMPERIO ju mund të mësoni se sa vlen aktualisht prona juaj në tregun zviceran të pasurive të paluajtshme. Jeni gjithmonë të mirëpritur me ne.

Albinfo.ch: Pavarësisht dinamikave në tregun e patundshmërive, cili do të jetë fokusi i “EMPERIO AG” në këtë kontekst?

Emperio AG: Sektori i pasurive të paluajtshme është kompleks. Për t’i bërë ato të qasshme  për të gjithë dhe për të krijuar më shumë transparencë, EMPERIO thjeshton të gjitha proceset që lidhen me marketingun dhe shitjen e pasurive të paluajtshme. Përveç kësaj, falë rrjetit tonë, ne jemi partneri juaj i besueshëm në të gjithë ekosistemin e botës së pasurive të paluajtshme. Përveç shitjes së shtëpive dhe apartamenteve ekzistuese, fokusi ynë është të ofrojmë këshilla për ndërtime të reja për individët dhe investitorët.

Albinfo.ch: Çfarë u rekomandon “EMPERIO AG” atyre që kanë në plan për të investuar në patundshmëri?

Emperio AG: Ne shqiptarët këtu në Zvicër, ashtu si dhe vendasit, jemi kryesisht një popull qiramarrësish që ëndërrojnë të kenë shtëpinë e tyre. Nëse pyetja “Të blihet ose të merret me qira një pronë?” vitet e fundit, shikuar nga një këndvështrim thjesht financiar dhe kishte ende një përgjigje të qartë, sot gjërat janë pak më të komplikuara. Por nëse llogaritni me kujdes dhe përcaktoheni për zgjidhjen më të volitshme të financimit, prapë mund të kurseni në kostot e jetesës duke blerë shtëpinë tuaj. Kjo sepse ëndrra për katër muret tuaja shkon përtej konsideratave të kostos. Pronarët e hapësirave të banimit marrin një shtëpi në të cilën mund të ndihen “në shtëpi”. Nga këndvështrimi ynë si investitorë, një investim në pasuri të paluajtshme do të jetë i vlefshëm në planin afatgjatë, pasi Zvicra ka një treg të qëndrueshëm dhe vlera e pasurive të paluajtshme do të rritet me kalimin e kohës. Popullsia po rritet dhe pronat dhe trojet po bëhen gjithnjë e më të pakta.