Lajme
Vdes në Vjenë atdhetari e profesori Skënder Gashi
Ministria e Diasporës njofton se në moshën 74-vjeçare ka vdekur Dr.Skënder Gashi, atdhetar e profesor i shquar, babai i ministrit të Diasporës, Dardan Gashit.
Gashi ka vdekur në qytetin e Vjenës në Austri, ku edhe kishte jetuar së fundmi.
Gashi studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, studimet e magjistraturës në Zagreb dhe doktoroi në Universitetin e Salzburgut në Austri, transmeton albinfo.ch.
Gashi ishte udhëheqës i katedres së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.
I ndjeri dha shumë për Institutin Albanologjik të Kosovës. Ai ishte themelues dhe udhëheqës e nënkryetar i LDK-së për Evropë dhe mik e bashkëpuntor i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova.
Dr. Gashi është njohur si një nga onomastët kryesorë të Kosovës e Shqipërisë dhe ka të botuara me qindra punime shkencore e dhjetëra libra në Austri, Kosovë, Shqipëri e Kroaci.
Ishte autor i revistës së vetme shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, revistës shkencore “Dardania”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vdekja e albanologut dhe atdhetarit Skënder Gashi është një humbje e madhe për të gjithë .
“Profesori Skënder Gashi, ndonëse jetonte në Vjenë, ai ishte gjithmonë në shërbim të kauzës sonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Ngushëllime zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, familjes Gashi dhe të gjithë miqve të tij”, ka shkruar presidenti Thaçi.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












