Kultura
Vdes David Bowie
Ai ishte njëri ndër këngëtarët dhe muzicientët me ndikim më të madh në muzikën e popullarizuar të disa dekadave të fundit në botë
Këngëtari dhe muzicienti me influencë të madhe në skenën muzikore të botës, producenti dhe aktori britanik David Bowie ka vdekur në orët e hershme të së hënës, 11 janar, në moshën 69 vjeçare. Ai i është dorëzuar kështu sëmundjes së rëndë të kancerit, të cilën ia kishin konstatuar 18 muaj më parë.
Më 8 janar Bowie kishte pasur ditëlindjen e 69-të dhe me atë rast, ai kishte publikuar albumin e tij të fundit, «Blackstar».
Gjatë karrierës së tij të gjatë, Bowie ka shitur më shumë se 140 milionë pllaka.
Për vdekjen e tij kanë shprehur dhembje, krahas miliona adhuruesve të tij në gjithë botën, edhe kolegët këngëtarë si dhe politikanë.
Kështu kryeministri britanik David Cameron ka shkruar në twitter-in e tij: «Unë e kam degjuar dhe shikuar gjeniun e popit gjatë fazës së rritjes sime. Ai ka qenë një mjeshtër i gjetjeve të reja, dhe gjithmonë e ka qëlluar të duhurën. Një humbje kolosale».
David Bowie ka pasur dhe ka edhe në mesin e shqiptarëve një numër të madh adhuruesish.
Disa nga bendet më të mira të rok dhe pop muzikës në Kosovë, si «Gjurmët», «Asgjë sikur dielli», «Cute Babulja» etj. bartin influencën e dukshme të muzikës së gjeniut Bowie.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











