Lajme
Vazhdojnë përmbytjet në Itali, rrëzohet një helikopter
Në provincën italiane të Ravenës është rrëzuar një helikopter. Katër personat që ishin në bord u dërguan në spital, vetëm njëri prej tyre ishte lënduar, shkruan DW.
Provinca italiane e Ravenës është një prej më të goditurave nga përmbytjet.
Ekuipazhi kishte inspektuar linjat e energjisë elektrike të dëmtuara nga stuhitë në komunën e Lugos, kur helikopteri u rrëzua, përcjell albinfo.ch.
Situata u përkeqësua të premten, veçanërisht rreth qytetit të Ravenës, ku lumenjtë dolën përsëri nga shtretërit e tyre dhe rrëshqitjet e dheut aktualisht po rezultojnë të jenë një rrezik i madh.
Në disa pjesë të rajonit në bregdetin e Adriatikut niveli më i lartë i alarmit është ende në fuqi, njoftuan nga Departamenti i Mbrojtjes Civile i Italisë (Proetzione Civile) që merret me parashikimin, parandalimin dhe menaxhimin e ngjarjeve emergjente, shkruan DW.
Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut vazhdojnë të pllakosin zonat e prekura. Në disa vende uji po zvogëlohet ngadalë. Qindra punonjës shpëtimi dhe vullnetarë po punojnë tani për të pastruar rrugët nga balta.
Brigada italiane e zjarrfikësve është thirrur në më shumë se 3,000 operacione që përfshijnë rreth 1,000 zjarrfikës që nga fillimi i stuhive të forta, u raportua të shtunën në mëngjes, shkruan DW.
Ndërkohë, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të largohet nga samiti i Grupit të Shtatë (G7) në Hiroshima një ditë më herët se sa ishte planifikuar për të udhëhequr reagimin ndaj përmbytjeve që goditën veriun e vendit të saj këtë javë, thanë burime diplomatike për disa agjenci të lajmeve të shtunën.
Qeveria e Italisë planifikon të mbajë një mbledhje të kabinetit të martën për të vendosur mbi masat e ndihmës për zonat e prekura.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











