Integrimi
Valoni nga Zvicra, fitues i garës botërore për bizneset e reja
Fituesi "Albanian Friends" përfaqësohet nga Valon Asani, një sipërmarrës i ri nga Zvicra. Ai do të përfaqësojë Kosovën në garat e mëtejme në Greqi
Të shtunën është mbajtur edicioni i parë i garës botërore për bizneset e reja (Startups), Get in The Ring Kosova. Kjo ngjarje ka qenë pjesë e Global Enterpreneurship Week Kosovo dhe është organizuar nga Kolegji Universum dhe KOSBAN.
Iniciatori i kësaj ngjarjeje Z. Alejtin Berisha, njëkohësisht edhe drejtues i Kolegjit Universum dhe KOSBAN ka thënë për Klan Kosova se kjo është ngjarja më e madhe botërore për Startups (ndërmarrje të reja) e cila mbledhë së bashku drejtues të rinj të ndërmarrjeve që bëhen pjesë e kësaj platforme garuese duke prezantuar projektet e tyre dhe gjithashtu investitorët potencial, thuhet në një komunikatë të dërguar nga MIK Agency.
Këtë vit, pjesëmarrës të kësaj gare ishin gjashtë kandidatë, drejtues të ndërmarrjeve të ndryshme që kishin sjellë ide dhe projekte të ndryshme në “ring”. Garimi u mbajt në tri grupe në të cilat nga dy kompani garonin me njëri tjetrin në pesë raunde. Pas përfundimit të secilit grup, juria e cila ishte e pranishme në sallë kishte mundësi t’u drejtohej garuesve me pyetje rreth ideve të tyre, njëkohësisht edhe të vendoste mbi fituesin e secilit grup. Kështu pas mbarimit të pesë raundeve, të tri grupet nxorën nga një fitues, (zgjedhur nga juria bazuar në prezantimet dhe përgjigjet që ata dhanë) që po vazhdonin drejt finales për të fituar çmimin kryesor.
Në garë për çmimin kryesor në fund ishin tre kandidatë me ide krejtësisht të ndryshme por mjaft interesante. Në një votim bazuar në votën e publikut, i cili kishte mundësi të votonte online përmes një dokumenti të shpërndarë në rrjetin social Facebook, në mbështetje të votës së jurisë gjtihashtu, publiku kishte vendosur që si biznes më interesant dhe më fitimprurës ishte Albanian Friends. Albanian Friends që përfaqësohet nga Valon Asani, një sipërmarrës i ri nga Zvicra që operon me kompaninë MIK Agency e njohur në Kosovë dhe jashtë saj për për Web-Design dhe Online Marketing, që ka mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës, është një faqe për takime online që u mundëson të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë të njihen mes vete, të krijojnë miqësi dhe të lidhen.
Fituesi i kësaj gare, Albanian Friends do të ketë mundësinë të përfaqësojë Kosovën në garën rajonale të Get in The Ring që mbahet në Greqi. Nëse Albanian Friends arrinë të fitojë garën rajonale dhe të vazhdojë në garën botërore, ky do të ishte një sukses i madh i radhës i këtij biznesi por gjithashtu edhe i Republikës së Kosovës. Drejtuesi i Albanian Friends, Z. Valon Asani në një intervistë dhënë për Klan Kosova ka thënë se është më shumë se 100% i sigurtë që ai dhe projekti i tij do të jenë fitues të Get in The Ring International.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë










