Lajme
Valë e fortë të nxehti në Paris, qytetarët e kalojnë natën në parqe
Temperaturat pranë niveleve rekord detyruan banorët dhe turistët të kërkojnë freski në hapësirat e gjelbra, ndërsa autoritetet mbajtën të hapur gjatë natës Parkun Buttes-Chaumont.
Parisi po përballet me temperatura të larta pranë niveleve rekord për muajin qershor, duke detyruar shumë banorë dhe turistë të kalojnë natën në parqe për t’i shpëtuar vapës së madhe, transmeton albinfo.ch.
Si masë e veçantë, Parku Buttes-Chaumont, i cili zakonisht mbyllet në mbrëmje, qëndroi i hapur gjatë gjithë natës për vizitorët që kërkonin freski, pasi shumë banesa nuk kanë sisteme të ajrit të kondicionuar.
Shumë qytetarë sollën batanije, pajisje elektronike dhe ushqime, duke e shndërruar parkun në një vendpushim të përkohshëm. Disa prej tyre ndoqën edhe ndeshjet e Kupës së Botës në ambiente të hapura.
Sipas parashikimeve të shërbimit meteorologjik francez, temperaturat pritet të arrijnë nivele rekord afro 40 gradë për këtë periudhë, ndërsa banorët thonë se qëndrimi brenda shtëpive është bërë pothuajse i padurueshëm.
Iniciativa për mbajtjen e parqeve të hapura gjatë natës është mirëpritur nga qytetarët, të cilët e konsiderojnë atë një zgjidhje të dobishme për t’u përballur me valën e të nxehtit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













