Lajme
Vala e të nxehtit përfshin Evropën, mbi 90 milionë njerëz përballen me temperatura mbi 35 gradë
Vala e të nxehtit është shtrirë edhe drejt Ballkanit, duke prekur veçanërisht Greqinë dhe bregdetin e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë
Evropa po përballet me një tjetër valë të fuqishme të të nxehtit, me të paktën 92 milionë njerëz që pritet të përjetojnë temperatura mbi 35 gradë Celsius gjatë së mërkurës. Franca, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të prekura.
Sipas përllogaritjeve të AFP-së, të bazuara në parashikimet e shërbimit meteorologjik gjerman dhe të dhënat për popullsinë, temperaturat mbi 30 gradë Celsius pritet të prekin më shumë se gjysmën e popullsisë së Evropës, pa përfshirë Turqinë. Kjo nënkupton rreth 300 milionë njerëz, transmeton albinfo.ch.
Situata më e rëndë pritet në Evropën Perëndimore dhe Jugore. Në Francë, rreth 30 milionë njerëz jetojnë në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 35 gradë, ndërsa në Itali bëhet fjalë për rreth 29 milionë dhe në Spanjë për 21 milionë njerëz.
Vala e të nxehtit është shtrirë edhe drejt Ballkanit, duke prekur veçanërisht Greqinë dhe bregdetin e Adriatikut, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 43 milionë njerëz pritet të përballen me temperatura mbi 30 gradë Celsius.
Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në planet. Valët e përsëritura të të nxehtit kanë kontribuar në një verë të karakterizuar nga temperatura jashtëzakonisht të larta, thatësira dhe zjarre, ndërsa mijëra vdekje janë lidhur me nxehtësinë ekstreme.
Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e të nxehtit janë një tregues i qartë i ngrohjes globale dhe pritet që ato të bëhen më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













