Lajme
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone
Disa qytete kanë barazuar ose thyer rekordet për numrin e ditëve radhazi me temperatura mbi 30°C
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën ka vendosur rekorde të reja jo vetëm për temperaturat e larta, por edhe për kohëzgjatjen e saj.
Sipas të dhënave të publikuara nga MeteoSwiss, stacionet meteorologjike në Cyrih (Fluntern), Schaffhausen, Delémont, Fribourg dhe Altdorf kanë barazuar rekordet historike për numrin e ditëve radhazi me temperatura mbi 30 gradë Celsius, ndërsa nëse temperaturat mbeten të larta edhe të hënën, këto rekorde do të thyhen, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, St. Gallen ka vendosur tashmë një rekord të ri, duke kaluar nga tre në pesë ditë radhazi me temperatura mbi 30°C – periudha më e gjatë e vapës e regjistruar ndonjëherë në këtë qytet.
Fundjava solli edhe temperatura rekord në nivel kombëtar. Në Basel/Binningen dhe Beznau u matën deri në 39°C, duke shënuar temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Zvicër gjatë muajit qershor.
Megjithatë, meteorologët parashikojnë se duke filluar nga kjo javë temperaturat do të bien ndjeshëm në shumicën e rajoneve, ndërsa reshjet dhe stuhitë pritet t’i japin fund valës ekstreme të të nxehtit që ka dominuar vendin gjatë javëve të fundit
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












