Lajme
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Temperaturat ekstreme kanë shkaktuar pesë viktima në Itali, ndërsa autoritetet kanë shpallur alarm të kuq në 25 qytete. Ndërkohë, pritet një ndryshim i motit me reshje shiu dhe breshër në veri të vendit.
Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Evropës po vazhdon të shkaktojë pasoja të rënda edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e temperaturave ekstreme, përcjell albinfo.ch.
Për shkak të situatës, autoritetet italiane kanë shpallur alarm të kuq – nivelin më të lartë të rrezikut – në 25 qytete të mëdha të vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Megjithatë, sinoptikanët parashikojnë një ndryshim të kushteve atmosferike duke filluar nga pasditja e së mërkurës. Në shumë zona të Italisë veriore priten reshje të dendura shiu, të shoqëruara në disa raste edhe me breshër, ndërsa moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë edhe rajonet qendrore të vendit gjatë së enjtes.
Për të lehtësuar ndikimin e vapës, shumë bashki italiane kanë marrë masa për mbrojtjen e qytetarëve dhe turistëve. Muze të shumtë janë hapur falas deri në përfundim të valës së të nxehtit, ndërsa së bashku me palestrat dhe qendrat kulturore po shfrytëzohen si “strehë klimatike”, ku njerëzit mund të qëndrojnë në ambiente të freskëta gjatë orëve me temperaturat më të larta. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












