Lajme
Vaksina nga Oksford e AstraZeneca, me efikasitet vetëm prej 70.4%
Kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kanë shumë punë për të bërë për të konfirmuar nëse vaksina e tyre kundër COVID-19-s mund të jetë 90 për qind efektive, sipas të dhënave të rishikuara e të publikuara në revistën mjekësore Lancet të martën. Kjo pritet ta ngadalësojë potencialisht shpërndarjen e vaksinës së tyre.
Ekipi britanik, që fillimisht u pa si pararojë në garën për prodhimin e një vaksine kundër koronavirusit, u tejkalua nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer, dozat e të cilit me një normë suksesi prej rreth 95%, nisën të injektohen tek pensionistët në Angli të martën.
Rezultatet e hollësishme nga shqyrtimi i vaksinës së AstraZeneca-s dhe Oksfordit janë pritur me padurim pasi disa shkencëtarë kritikuan mungesën e informacionit pas njoftimit fillestar të të dhënave muajin e kaluar.
Në njoftimin e Universitetit të Oxfordit të martën thuhej se vaksina kundër COVID-19-s, e prodhuar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit dëshmoi një efikasitet mesatar prej 70.4 për qind sipas të dhënash të grumbulluara nga provat klinike të fazës së fundit./VOA
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












