Lajme
Vaksina mund të bëhet e detyrueshme në Zvicër
Ndërsa ligji zviceran nuk lejon autoritetet të detyrojnë askënd që të imunizohet kundër vullnetit të tyre, një zyrtar shëndetësor tha se vaksina e koronavirusit mund të jetë e detyrueshme për disa njerëz
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset tha në një intervistë me stacionin televiziv “SFR” të enjten se ai është “i hapur” për të urdhëruar vaksinën për njerëzit që punojnë në kontakt të ngushtë me të tjerët – për shembull, në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.
“Nëse një punonjës refuzon, atëherë ata do të duhet të punojnë diku tjetër, në një vend ku nuk vijnë në kontakt me njerëzit në rrezik”, shtoi Berset, përcjell albinfo.ch.
Është shumë herët për të thënë në këtë moment nëse do të kishte shumë rezistencë ndaj vaksinës, sapo ajo të vihet në dispozicion.
Dy studime të fundit treguan rezultate të ndryshme. Një tregon se shumica e popullsisë së Zvicrës është në favor të vaksinimit, ndërsa një tjetër zbuloi se vetëm një në pesë zviceranë e mbështesin atë.
Në gusht, Zvicra siguroi qasje të hershme në vaksinën Covid-19 që tani po zhvillohet nga kompania farmaceutike amerikane Moderna, përcjell tutje albinfo.ch.
Autoritetet zvicerane para-porositën 4,5 milionë doza. Meqenëse do të nevojiten dy doza të vaksinës, kjo do të thotë që 2.25 milionë njerëz, rreth një e katërta e popullsisë së vendit, mund të vaksinohen kundër Covid-19 – e vetmja strategji e njohur deri më tani për të ndërtuar imunitetin ndaj sëmundjes.
Sidoqoftë, vaksina nuk pritet të jetë gati për përdorim para vitit të ardhshëm, përcjell tutje albinfo.ch.
Ndjenja e urgjencës për të zhvilluar vaksinën ka ngritur frikën se kompanitë dhe rregullatorët mund të nxitojnë për të prodhuar vaksina që nuk janë testuar siç duhet për sigurinë dhe efikasitetin.
Por drejtuesit e ndërmarrjeve farmaceutike këmbëngulin se ata do të sjellin vaksinat Covid-19 në treg vetëm pas testimit të plotë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














