Lajme
Vajza që jeton duke ngrënë vetëm mish dhe gjalp
Është bërë virale në rrjetet sociale një video, ku një influencer-e (pianiste në profesion) që i mëshon dietës mishngrënëse, argumenton se ata që konsumojnë mish kanë shumë përfitime edhe në anën fiziologjike.
Madje, sipas saj, nuk kanë nevojë të përdorin deodorant, parfum, as sapun apo kolinoz për larjen e dhëmbëve. Kjo, sepse mishngrënësit nuk mbajnë aspak aromë të keqe, sipas saj. Kombinimi më i mirë, sipas saj, është mishi dhe gjalpi dhe ajo ka vendosur të ndjekë një dietë 30 ditore. Ajo quhet Bela, nuk jep shumë të dhëna për veten, por do që të njihet sikurse ka edhe profilin në Instagram, steakandbuttergal dhe në kanalin e saj në Youtube ka 118 K.
Konkretisht ajo thotë: “Në kundërshtim me besimin popullor, djersitem më pak, nuk kam erë trupore dhe zero erë të keqe kur ha vetëm mish dhe si rrjedhojë nuk kam nevojë për produkte higjienike!
Sipas saj, vendimi më i mirë i jetës sime ishte të lë veganizmin dhe të bëhem mishngrënëse. Tani kam qenë në dietë mishngrënëse për 4 vjetët e fundit dhe kam shëruar ekzemën, psoriazën, aknet dhe rosacea.
Tani kam një cikël normal pa dhimbje dhe nuk vuaj nga luhatjet e humorit. Nuk vuaj më nga fryrja kronike, varësia nga sheqeri, kujtesa dhe lodhja dhe të gjitha janë për shkak të MISHIT dhe GJALPIT, tregon ajo në rrjetet sociale./Reuters
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











