Lajme
Vaj ulliri dhe aloe vera, për një lëkurë të shëndetshme
Aloe vera dhe vaji i ullirit janë dy përbërës mjaft të shëndetshëm për lëkurën. Aloe Vera ushqen dhe pastron lëkurën, ndërsa vaji i ullirit është i pasur me vitaminat E, A, dhe K që janë shumë të dobishme për organizmin.
Duke bashkuar vajin e ullirit me xhelin e aloe verës, ju mund të prodhoni një solucion ushqyes për lëkurën.
Përgatitja
Për këtë ju nevojitet një gjethe e madhe e aloe verës dhe dy lugë gjelle me vaj ulliri. Përzieni xhelin e brendshëm të gjethes me vajin e ullirit në mikser dhe kremin përdoreni çdo mëngjes dhe në mbrëmje. Ky krem krejt natyral do t’i japë lëkurës shkëlqim dhe elasticitet.
Vlerat e tjera të Aloe Verës
Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut. Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar.
Kjo bimë e mrekullueshme përmban 20m nga 22 amino acidet esenciale, për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.
Aloe vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti. Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.
Xhelin e përgatitur mund ta përdorni dhe në ushqim e në lëngjet tuaja të frutave. Rezultatet janë mahnitëse.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












