Lajme
Ushtrimet që duhet t’i bëni në mëngjes
Ju duhen vetëm 15 minuta në mëngjes çdo ditë për të mbajtur trupin në formë dhe për ta nisur ditën me humor të mirë. Provoni këtë ministërvitje në kushtet e shtëpisë dhe, mbi të gjitha, me kosto të ulët. Pak fitnes në mëngjes aktivizon metabolizmin pas qetësisë së natës. Gjithashtu aktiviteti fizik stimulon prodhimin e endorfinës dhe kështu humori i mirë do t’u shoqërojë gjatë gjithë ditës.
Mos harroni nxehjen
Përpara se të filloni me ministërvitjen, është mirë të mos harroni të bëni disa ushtrime stretching- u. Sapo zgjoheni, përpara se të hani mëngjesin, zgjatni muskujt e krahëve, shpinës dhe këmbëve, imitoni pozicionin e maces kur shtriqet. Në të njëjtën kohë bëhet edhe çlodhja e sistemit nervor. Mjaftojnë disa minuta stetching, ndërkohë mund të pini një gotë ujë me feta limoni.
Kthehuni sërish fëmijë dhe aktivizoni metabolizmin
Hedhja në litar: E mban mend sa kohë ka kaluar nga hera e fundit që je hedhur në litar dhe ke qenë e lumtur për këtë?
Të hidhesh në litar është një ushtrim i thjeshtë që mund ta realizoni edhe në shtëpi nëse gjeni këndin e duhur pa dëmtuar asgjë. Të ndihmon të jesh në formë, të mbash këmbë të bukura e të tonifikuara dhe për reflekset e koordinimin.
Pas hedhjes në litar, duhet të bëni edhe disa minuta ushtrime aerobike, idealet për të humbur peshë
Për të tonifikuar muskujt me një ushtrim të vetëm, këshillohet ai që quhet fitness funksional zgjidhje për bark të sheshtë, shpatulla të stërvitura, krahë të fortë. Si është ky ushtrim? Uluni në tokë, shtrijini këmbët dhe zgjatni duart për të kapur majat e gishtërinjve të këmbës. Qëndroni në këtë pozicion për pak minuta.
Nuk ju duhen më shumë se 15 minuta për të ushtruar dhe për tu shpërblyer me më shumë energji, humor të mirë dhe trup të bukur.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












