Lajme
Ushqimet që nuk duhet konsumuar në mëngjes
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por shpesh e neglizhojmë. Kur të jeni përpara pasqyrës duke vrarë mendjen si u shëndoshët kaq shpejt, kujtohuni çfarë keni ngrënë në mëngjes.
Ekzistojnë disa lloje ushqimesh, të cilat nuk duhet t’i konsumoni kurrë që në mëngjes nëse nuk doni të shëndosheni.
Omletë me vezë
Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyrna, pasi gatuhen me vaj.
Drithërat
Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.
Lëng portokalli
Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim. Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është.
Fruit është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer. Mundohuni t’i konsumoni ato pas drekës.
Kosi me fruta
Përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë, e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.
Buka
Për shumë prej nesh është e pakoncepueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë.
Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trup.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














