Lajme

Ursula von der Leyen, në Kiev

"Jemi këtu të thellojmë bashkëpunimin me Ukrainën"

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar në Kiev, së bashku me disa komisionerë, një ditë para samitit Ukrainë-BE që do të mbahet në kryeqytetin ukrainas, përcjell albinfo.ch.

“Mirë që ndodhem në Kiev, e katërta herë që nga agresioni i Rusisë… Jemi bashkë këtu që të tregojmë se BE qëndron me Ukrainën më e vendosur se kurrë. Dhe, të thellojmë edhe më tej përkrahjen dhe bashkëpunimin tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.