Lajme
Urdhër arrest ndërkombëtar për Netanyahun nga Turqia
Ndër akuzat janë ato për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid - Urdhri u lëshua edhe për një shtetas tjetër izraelit dhe ka të bëjë me një hetim mbi kapjen e Flotiljes së Gazës dhe ndalimin e aktivistëve.
Turqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe një shtetasi izraelit, Afek Moskovitch.
Ministri turk i Drejtësisë Akin Gurlek e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi në “X” teksa u njoftua është pjesë e një hetimi mbi kapjen e Flotiljes së Gazës dhe ndalimin e aktivistëve.
Netanyahu dhe Moskovitch po ndiqen penalisht për “krime kundër njerëzimit, gjenocid, privim të rëndë nga liria, lëndime personale të qëllimshme, torturë, shkatërrim të aseteve, plaçkitje të rëndë dhe përvetësim të mjeteve të transportit”, tha ministri turk, transmeton albinfo.ch.
Përafërsisht 430 anëtarët e ekuipazhit të pesëdhjetë anijeve të hipura nga ushtria izraelite në Mesdhe, në perëndim të Qipros, ishin dërguar me forcë në Izrael dhe më pas ishin mbajtur në burgun Ktziot para se të dëboheshin majin e kaluar.
Duke filluar nga Turqia, aktivistët e Flotiljes Globale Sumud donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj situatës humanitare në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga më shumë se dy vjet luftë, duke thyer bllokadën detare të vendosur nga Izraeli. Në prill, një Flotilje e mëparshme e Gazës ishte kapur tashmë nga Izraeli pranë brigjeve të Greqis
Një urdhër arresti ishte lëshuar kundër Netanyahut në vitin 2024 nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në kontekstin e konfliktit në Gaza.
E-Diaspora
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare Nga Peja në Vjenë, Rinesa Dinaj përmbyll me sukses studimet Master në një fushë të avancuar... -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur”












