Lajme

Uragani Ian ‘pushton’ SHBA-në, mbi 2 milionë familje pa energji elektrike

Uragani Ian ka lë pa rrymë më shumë se dy milionë familje në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se problemet me energjinë mund të jenë shkaktuar për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga stuhitë dhe erërat e forta.

Uragani ka arritur në Florida në mbrëmjen e së mërkurës, me erëra deri 241 kilometra në orë.

Ndërkohë Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka paralajmëruar njerëzit që të përgatiten për disa ditë të rënda.

Ian konsiderohet se është një prej uraganeve më të fuqishme që kanë goditur tokën amerikane në vitet e fundit./CNN