Shkurt.ch
Universiteti ETH i Cyrihut, i nënti në botë
Ngritje ka shënuar këtë vit edhe universiteti tjetër teknik zviceran, ai EFPL i Lozanës. Ai nga vendi i 17-të që kishte vitin e kaluar, është ngjitur në vendin e 14-të
Universiteti Teknik i Cyrihut ETH prestigjioz, prej vitesh është zgjedhur në vazhdimësi në mesin e universiteteve më të mira të botës. Zakonisht në, listat që kanë bërë organizata me reputacion të ekspertëve botërorë, ky universitet ka zënë vendet në mes 12 e 18 në botë dhe pothuaj gjithmonë vendin e parë në mesin e universiteteve të Evropës kontinentale (pas atyre britanike).
Por, në rangimin më të ri, ETH ka shënuar një ngritje të theksuar. Ranglista që udhëhëhiqet nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) e nxjerr ETH-në për herë të parë në mesin e dhjetë universiteteve më cilësore të botës, gjegjësisht e vendos atë në pozitën e 9-të. Para universitetit teknik të Cyrihut janë universitete të tilla prestigjioze si Universiteti i Harvard-it (2), i Cambridge-it (3), i Oxford-it (6) etj.
Ranglistën e ka realizuar “QS World University Rankings“, institut ky i cili që nga viti 2004 bën rangimin e universiteteve më cilësore në botë. Faktorët mbi të cilët përpilohet lista janë reputacioni shkencor, prestigji që gëzon universiteti i caktuar në mesin e punëdhënësve, numri i studentëve të huaj etj.
Vitin e kaluar ETH ihste në vendin e 12 ë kësaj rangliste.
Një ngritje ka shënuar këtë vit edhe universiteti tjetër teknik zviceran, ai EFPL i Lozanës. Ai nga vendi i 17-të që kishte vitin e kaluar, është ngjitur në vendin e 14-të të universiteteve më të mira në botë.
Nga ana tjetër, një rangim jo shumë të mirë kanë shënuar universitetet tjera zvicerane. Vetëm Universiteti i Cyrihut dhe ai i Gjenevës janë radhitur në mesin e 100 universiteteve më të mira të botës: i pari zë vendin e 85-të dhe i dyti atë të 89-të. Universiteti i Bazelit është i 139-ti në listë, ai i Lozanës në vendin e 143-të dhe i Bernës në vendin e 166.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











