Integrimi

UNHCR: Integrimi i hershëm i refugjatëve eviton ekseset si ai i Këlnit

Këto ngjarje e bëjnë më të qartë se pa integrim tüe mjaftueshëm, do të krijohen shoqëri paralele, ka thënë një funskionare e UNHCR-së

UNHCR (Organizata brenda OKB-së për Refugjatët) ka kërkuar një angazhim më të vendosur për integrimin e hershëm, me kohë të refugjatëve në vendet e pritjes. Këtë kërkesë ajo e ka nxjerrë si mësim nga sulmet me motiv seksual që ndodhën pak ditë më parë në Këln.

Raportimet mbi atë çfarë ka ndodhur në këtë qytet gjerman natën e ndërrimit të viteve janë tmerruese, ka thënë përfaqësuesja e UNHCR-së në Gjermani, Katharina Lump, në një intervistë dhënë gazetës «Frankfurter Rundschau». Këto ngjarje e bëjnë më të qartë se pa integrim tüe mjaftueshëm, do të krijohen shoqëri paralele, ka thënë ajo. Ajo që duhet bërë së pari është përgjigja e shpejtë e shtetit juridik dhe informimi më i plotë. Këtë ua kemi borxh viktimave.

«Por është po ashtu në interes të shumë azilkërkuesve të pafajshëm , të cilët nuk e kane merituar të vihen nën dyshimin kolektiv.