Lajme

Ulen dukshëm rastet e infektimve ditore në Zvicër

Në 72 orët e fundit, 3096 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 110,122. BAG gjithashtu raporton 11 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 49 persona të tjerë u shtruan në spital.