Lajme
Nisma për eksportin e drithërave ukrainase po funksionon
Ukraina ka eksportuar mbi 1 milion tonë produkte bujqësore përmes detit gjatë muajit të fundit, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Nisma për eksportin e drithërave po funksionon për pothuajse një muaj dhe gjatë kësaj periudhe, nga tri portet tona detare është eksportuar 1 milion tonë”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 26 gushtit, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch.
Eksportet e drithërave përmes Detit të Zi u ndërprenë pak pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Në korrik, Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje për rinisjen e eksporteve. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara.
Zelensky tha se qëkur ka hyrë në fuqi kjo marrëveshje, 44 anije janë larguar nga portet ukrainase dhe kanë dërguar produkte në 15 shtete të huaja.
“Qëllimi është që të arrihet sasia e eksporteve prej 3 milionë tonësh në muaj”, tha Zelensky.
“Këto eksporte janë shumë të rëndësishme për Afrikën, Azinë dhe Evropën”, shtoi ai.
Më herët gjatë këtij muaji, kreu i programit për ushqim në botë i OKB-së paralajmëroi se edhe pas rinisjes së eksporteve nga Ukraina “ne presim që kriza botërore me ushqim të zgjasë edhe për të paktën një vit”.
Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportueset më të mëdha në botë të produkteve bujqësore. Ndalimi i eksporteve të drithërave ukrainase rriti çmimet globale në botë dhe rriti frikën se disa shtete do të përballen me uri.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












