Lajme
Ukraina do të eksportojë sërish rrymë
Ukraina është në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë të parë në gjashtë muaj pasi infrastruktura e saj energjetike rimëkëmbet pas muajve të tërë të sulmeve të përsëritura ruse, përcjell albinfo.ch.
Pas disa muajve kur Rusia ia sulmoi infrastrukturën energjetike, Ukraina tashmë është në gjendje të eksportojë energji elektrike, për herë të parë pas gjashtë muajve.
Si pasojë e sulmeve, shumë qytete mbeten pa rrymë, ndërsa Ukraina u detyra të ndalonte eksportet.
Ministri i Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet, megjithëse klientët vendas kanë përparësi.
Ai tha se sistemi kishte prodhuar kapacitet shtesë për gati dy muaj dhe se ukrainasit nuk po përballeshin me kufizime.
“Dimri më i vështirë ka kaluar. Hapi tjetër është fillimi i eksportit të energjisë elektrike, i cili do të na lejojë të tërheqim burime financiare shtesë për rindërtimin e nevojshëm të infrastrukturës energjetike të shkatërruar dhe të dëmtuar”, tha Halushchenko, shkruan BBC.
Ai vlerësoi gjithashtu “punën titanike” të inxhinierëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për të rivendosur sistemin energjetik në nivelin e duhur.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













