Lajme
Uji i ftohtë kundrejt ujit të ambientit, cili është më i mirë për shëndetin
Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ai nevojitet për tretjen e ushqimit, për transportin e ushqyesve në qeliza dhe për të ulur temperaturën e trupit, përcjell albinfo.ch.
Uji është një përbërës kryesor i muskujve dhe organeve. Këto janë disa prej arsyeve përse hidratimi është shumë i rëndësishëm. Lexoni më poshtë të dhënat se çfarë uji duhet të përdorni në raste të ndryshme.
Përfitimet shëndetësore të ujit në teperaturë ambienti
Përmirëson tretjen
Sipas studimeve, ju duhet të pini një gotë ujë në temperaturë ambienti herët në mëngjes. Kështu do të aktivizoni sistemin tretës. Gjithashtu ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut.
Detoksifikon trupin
Nndihmon trupin tuaj të heqë toksinat e dëmshme. Pirja e ujit me temperaturë ambienti parandalon aknet dhe probleme të tjera të lëkurës. Për të përmirësuar më tej efektin e tij, shtrydhni një gjysmë limoni në ujë.
Për frymëmarrjen
Jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për faktin se uji i ambientit është i mirë për njerëzit që vuajnë nga bllokimet e hundës dhe të fytit. Ai vepron si një pastrues natyral i traktatit respirator.
Kundër dhimbjeve
Ndërsa uji i ambientit rrit qarkullimin e gjakut, ai mund të shërbejë si një ndihmë e shkëlqyer natyrore për të siguruar lehtësim nga dhimbja. Prandaj, nëse jeni duke përjetuar dhimbje të shpeshta koke apo trupi, pini ujë ambienti.
Përfitimet shëndetësore të ujit të ftohtë
Pas aktivitetit fizik
Është një fakt i njohur se gjatë stërvitjes, temperatura e trupit tuaj rritet. Për të ulur temperaturën e trupit pas stërvitjes, rekomandohet të pini ujë të ftohtë.
Lufton drobitjen nga vapa
Pirja e ujit të ftohtë gjatë verës është e mirë për shëndetin tuaj. Uji i ftohtë absorbohet shpejt nga trupi në krahasim me ujin e ngrohtë.
Për humbje në peshë
Parimi kryesor për humbje peshe është të rrisni metabolizmin tuaj. Duke pirë ujë të ftohtë ju digjni më shumë kalori, madje edhe banjot me ujë të ftohtë nxisin metabolizmin tuaj.
Uji i ftohtë kundrejt ujit të ambientit
Studimet e fundit nuk rekomandojnë të pini shumë ujë të ftohtë, pasi ai shkakton tkurrje të muskujve. Nga ana tjetër, pirja e ujit të ambientit rrit qarkullimin e gjakut së bashku me mbrojtjen e organeve nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse shumica e mjekëve rekomandojnë ujin në temperaturë ambienti për shëndetin. Megjithatë, në një ditë të nxehtë, ju mund të pini ujë të ftohtë pasi freskon temperaturën e trupit tuaj më shpejt.
Disa këshilla
Mos pini kurrë ujë të ftohtë kur hani ushqim. Kur pini ujë të ftohtë menjëherë pas ngrënies ose së bashku me një vakt, trupi juaj shpenzon shumë energji. Kjo ngadalëson procesin e tretjes. Shmangni pirjen e ujit të ambientit pas stërvitjes. Ndërsa temperatura e trupit tuaj është tashmë e lartë pas stërvitjes, pirja e ujit të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit tuaj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













