Futboll
UEFA refuzon diskriminimin në futboll
Disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të krijojnë një ligë të mbyllur me ekipe specifike, e cila do të quhet “Europe Super League”
“Shtëpia e Futbollit Europian (UEFA) nuk ka çfarë të thotë më” rreth akordit të klubeve më të forta europiane për krijimin e një super-lige, ku do të garonin mes vete brenda një çarku të mbyllur, përveç se e kundërshton atë kategorikisht.
Në një përgjigje të shkruar për Albanian Post shërbimi mediatik i UEFA-s thotë se opinioni i tyre rreth kësaj çështje është përmbledhur në komunikatën për media lëshuar të dielën, përcjell Albinfo.ch.
Deklarata nga UEFA thotë se së bashku me federatat e Spanjës, Anglisë e Italisë do e luftojnë krijimin e kësaj lige pasi kjo “e dëmton futbollin”.
“UEFA, Shoqata e Futbollit Anglez dhe Premier League, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe La Liga, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Serie A kanë mësuar se disa klube angleze, spanjolle dhe italiane mund të krijojnë një ligë të mbyllur me ekipe specifike e cila do të quhet “Europe Super League”.
“Nëse kjo do të ndodhte ne dëshirojmë të përsërisim se – UEFA, FA Angleze, RFEF, FIGC, Premier League, LaLiga, Serie A, por edhe FIFA dhe të gjitha shoqatat tona anëtare – do të qëndrojmë të bashkuara në përpjekjet tona për të ndaluar këtë projekt cinik”, thuhet në komunikatën e përbashkët.
Ata nismën e këtyre ekipeve e kanë cilësuar si “një projekt që bazohet në interesin e vetëm disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë”.
“Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, si gjyqësore dhe sportive, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive; nuk mund të jetë ndonjë mënyrë tjetër”.
Siç është njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë Konfederatat, klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo konkurs tjetër në nivel vendas, europian ose botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia për të përfaqësuar ekipet e tyre kombëtare.
Në komunikatën e përbashkët falënderohen “klube franceze dhe gjermane”, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë garë.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit, mbështetësve dhe politikanëve, që të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse do të shpallet. Ky interes i kamotshëm personal i disave ka vazhduar për shumë kohë”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













