Kosova
UEFA merr vendim: Kosova dhe Rusia të mos përballen
Lajmi i fundi nga UEFA është se Kosova dhe Rusia nuk do të përballën njëra me tjetrën.
Sipas një raporti të Reuters, thuhet se ekipet e Kosovës dhe të Rusisë nuk do të mund të përballen në garat e UEFA-s për shkak të rrezikshmërisë. Ky lajm është i konfirmuar nga vetë UEFA, përmes një deklarate për media.
“Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet ndërmjet ekipeve nga Rusia dhe Kosova, paneli i urgjencës vendosi që ekipet nga të dyja vendet nuk mund të përballen me njëri-tjetrin në ndonjë garë të ardhshme të UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm”, thuhet në një deklaratë të UEFA-s.
Sipas UEFA-së, dy ndeshje të planifikuara ndërmjet Kosovës dhe Rusisë në kualifikimet për Euro 2021 për femra do të zhvillohen, por në një terren neutral.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë












