Jeta në Zvicër
U protestua edhe kundër abuzimit me pronën shoqërore në Kosovë
Aktiviteti qendror është mbajtur sot në Cyrih, ku, në sheshin, Sechseläuteplatz, para rreth 14 mijë vetave ka folur kryetari i SP/PS të Zvicrës, Christian Levrat.
Festa e Një majit, si kudo në perëndim, edhe në Zvicër shënohet me manifestime masive që pos karakterit festiv kanë edhe karakter të protestës kundër shkeljes së të drejtave të punëtorëve.
Këtë vit 1 Maji ka qëlluar pak ditë para referendumit për pagën minimale që mabhet më 18 maj dhe kjo ka kushtëzuar në një masë edhe përmbajtjen dhe pamjen e shumicës së rreth 50 tubimeve të tilla.
Përveç manifestimeve brenda rregullave, organizohen edhe demonstrata të elementit ekstrem të majtë, që shpesh përfundojnë me vandalizëm e dhunë.
Aktiviteti qendror kushtuar ditës së punëtorëve është mbajtur sot në Cyrih. Në sheshin e madh të përuruar një javë më parë, Sechseläuteplatz, para rreth 14 mijë vetave ka folur kryetari i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Christian Levrat.
Po ashtu edhe dy ministrat federalë nga kjo parti: Alain Berset dhe SImonetta Sommaruga kanë qenë pjesë e aktiviteteve me këtë rast. Berset ishte në tubimin që u mbajt në sheshin Ratshausplatz të Thunit ndërsa ministrja Sommauga, në fabrikën e veglave të punës Fraisa në Bellach të Solothurnit.
Vetëm shefi i Federatës së Sindikatave të Zvicrës,, deputeti i SP/PS, Paul Steiner do t`u mungojë kësaj here tubimeve të 1 majit në Zvicër. Ai është ftuar të mbajë një fjalë në një tubim të sindikatave të Gjermanisë, në Nürnberg.
Ishte pritur që në Cyrih të vinte edhe kryebashkiakja e ishullit italian Lampeduza, Giuseppina Nicolini, e njohur si luftëtare për të drejtat e njeriut e në veçanti të refugjatëve. Por ajo ka njoftuar tri ditë më parë se nuk do të mund të jetë e pranishme.
Krahas aktivteteve të rregullta e zyrtare në Cyrih mbahet sot edhe një kundërdemonstratë, e “aktivistëve të majtë”. Në vitet e kaluara manifestimet e këtij grupimi shpesh kanë përfunduuar me demolime dhe vandalizma. Për këtë arsye shumë shitore kanë “barrikaduar” vitrinat e tyre, nga frika se mund t`u shkatërrohen.
Ndërkohë, në kuadrin e një manifestimi publik të mbajtur në qytetin Schaffhausen, kanë marrë pjesë aktive edhe përfaqësues të shqiptarëve të këtushëm. Me pankarta kundër “shpronësimit dhe abuzimit me të mirat publike dhe shoqërore” aty është paraqitur edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Topalli bashkë me sekretarin për migracion të sindikatës Unia Osman Osmanin dhe me aktivistë të tjerë shqiptarë e zviceranë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











