Shqipëria
U kthyen nga Greqia, qytetarja thotë se më mirë jetojnë në Shqipëri
Mirela është banore e Shqipërisë, saktësisht e Komanit. Ajo në emisionin që drejtohet nga gazetarja Rudina Xhunga tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj u rikthyen nga Greqia për të nisur një biznes të vogël familjar.
Ata prodhojnë dhe tregtojnë tasa për zupa, dhe se puna iu ecën mirë dhe se jetojnë më mirë në Shqipëri se në Greqi.
Mirela rrëfeu se në afërsi të banesës kanë edhe një parking me pagesë të cilën e shfrytëzojnë turistët e zonës.
“Kemi 4 vite që e kemi hapur parkingun, ndërsa magazinën kemi 6 vite. Te fabrika prodhojmë tasa për zupa, që i përdorin në pastiçeri. Te makineria i prodhojmë, e punon burri se e ka mësuar zanatin në Greqi. U kthyem, në Greqi se nuk kishte punë, këtu ecën, më pëlqen Shqipëria por është më vështirë”, u shpreh ajo, përcjell albinfo.ch.
Ajo shton se sezoni i verës është më i begatë për atë dhe familjen e saj.
“Nëse na ecën puna, jetojmë më mirë se Greqi dhe kudo. Kam merak nëse do të eci puna. Në Koman ka punë vetë gjatë verës, në dimër jo shumë. Kemi parkingun ‘Blini parking’, lumi i Shalës, çmimi është 500 lekë gjatë gjithë ditës”, tregoi Mirela.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kandidati për eurodeputet me origjinë shqiptare, Muharrem Salihu, merr mbështetje në Itali Raporohet se ish-eurodeputetja Emma Bonino, kryetare e +Evropa, ka thënë se nuk përbën ndonjë habi mbështetja...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Gazmend Zajmi, një ndër kolosët e pavarësisë
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?