Lajme
U gjet e pajetë e lidhur pas pemës, detaje nga vdekja e shqiptares në Itali
Tragjedia në Itali: 27-vjeçarja shqiptare dyshohet se u shty drejt vetëvrasjes
Albinfo.ch para pak ditësh ka raportuar lidhur me hunbjen e jetës së shqiptares nga Italia.
Ndërkohë, detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur në Itali, ku 27-vjeçarja shqiptare Ermela Mahmutaj u gjet e pajetë, e lidhur pas një peme.
Sipas mediave italiane, 27-vjeçarja i kishte shkruar avokatit të saj mëngjesin e 28 prillit për të caktuar një takim në lidhje me ndarjen nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk kishte jetuar prej disa muajsh.
“A mund të takohemi në studio sot?”- ishte mesazhi që Ermela i kishte dërguar herët në mëngjes avokatit të saj, i cili e kishte ndjekur atë dhe bashkëshortin e saj në procedurat e divorcit për njëfarë kohe.
Pasi mësoi se avokati ndodhej jashtë shtetit, Ermela këmbënguli që të mund të takonte të paktën një anëtar të firmës ligjore. Takimi ishte caktuar për pasdite, por 27-vjeçarja në atë firmë avokatie nuk u shfaq kurrë.
Ky është një nga elementët që ka dalë në pah në orët e fundit, i cili hedh hije të reja mbi hipotezën e vetëvrasjes. Përpjekja për të ndërmarrë veprime ligjore, dëshira për diskutim, kërkimi i një dialogu të strukturuar me referencat e veta profesionale dhe madje edhe nxitimi për të takuar një avokat duken të papajtueshme me një gjest kaq të dëshpëruar dhe të planifikuar.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave












