Lajme
Tymi nga një karikues detyroi avionin e Swiss-it të bënte ulje të paplanifikuar
Një kuti karikimi (Power Bank) për kufje e vendosur në një krrige shkaktoi tym në një fluturim të kompanisë Swiss nga Cyrihu për në Nju Jork të hënën e kaluar
Avioni i Swiss-it duhej të bënte një ulje të paplanifikuar në Bangor, shteti federal Maine, për shkak të incidentit.
Specialistët teknikë ekzaminuan avionin në Bangor, siç njoftoi linja ajrore Swiss të mërkurën. Ata zbuluan se një kuti karikimi për kufje kishte rrëshqitur në një sedilje dhe ishte dëmtuar, transmeton albinfo.ch. Nxehtësia që rezultoi shkaktoi tymin.
Ekuipazhi i fluturimit LX16 për në Nju Jork veproi menjëherë dhe saktë, deklarojnë më tej nga Swiss. Ata nuk i hyjnë rrezikut në rastet e zhvillimit të tymit të paqartë.
Ekuipazhi i kabinës ndoqi procedurat që praktikojnë rregullisht në simulator. Asistentët e fluturimit të degës së Lufthansa janë të trajnuar për trajtimin e zjarrit dhe tymit, shkruan sda/con. Çanta speciale kundër zjarrit, të ashtuquajturat “Çanta të Sigurta Litium”, janë të disponueshme në bord për pajisjet e mbinxehura.
Askush nuk u lëndua në incident; të gjithë 208 pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurt, u raportua të hënën e kaluar.
Përdorimi i baterive të energjisë (Power Bank) nuk lejohet
Linja ajrore shfrytëzon nga ky rast për t’u kujtuar pasagjerëve rregulloret në fuqi për pajisjet elektronike me bateri litiumi. Që nga fillimi i këtij viti, përdorimi i baterive të energjisë është ndaluar në bord. Asnjëra pajisje nuk mund të karikohet me bateri të energjisë, as vetë bateria e energjisë nuk mund të përdoret.
Pasagjerët lejohen të mbajnë maksimumi dy bateri të tilla të jashtme, përcjell albinfo.ch. Këto duhet të mbahen me vete, në xhepin e sediljes ose në bagazhin e dorës nën sediljen përpara tyre. Transporti në bagazhin e regjistruar ose në ndarjen e sipërme është i ndaluar. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe për cigaret elektronike.
E-Diaspora
-
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë një 16-vjeçar... -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore













