Lajme
Twitter mbushet me llogari false
Përdorues të shumtë të Twitter kanë shfrytëzuar momentin për të krijuar llogari të rreme në emër të personazheve të famshëm pasi platforma e medias sociale prezantoi një sistem të ri verifikimi, pas marrjes së kontrollit nga miliarderi Elon Musk.
Dikur figurave publike iu kërkohej të siguronin prova të identifikimit përpara se të merrnin simbolin e verifikimit.
Sipas modelit të ri, të gjithë klientët që abonohen për tetë dollarë në muaj do të kenë llogari të verifikuara.
Musk ka argumentuar se verifikimi përmes shërbimeve të pagesave dhe platformave të aplikacioneve si Google dhe Apple është e mjaftueshme.
Ai gjithashtu shtoi se çdo kush që hap një llogari nën emrin e dikujt, do t’i mbyllet llogaria pa paralajmërim.
Megjithatë, një numër llogarish të rreme janë hapur që nga shfaqja e sistemit të ri.
Këto llogari janë përdorur më shumë nën emrin e figurave publike.
Twitter reagoi me anë të një postimi duke thënë se këto raste po ndiqen në mënyrë agresive.
Musk, i cili është gjithashtu drejtor ekzekutiv i Tesla-s dhe SpaceX, përfundoi marrjen e platformës prej 44 miliardë dollarësh muajin e kaluar, duke shkurtuar menjëherë fuqinë punëtore dhe duke zbatuar tarifën e abonimit mujor për përdoruesit që do të verifikohen në platformë
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











