Lajme
Twitter ‘bllokon’ disa gazetarë të mediave prestigjioze
Vendimi i Elon Musk për të ‘bllokuar’ papritur disa gazetarë të shquar në Twitter ka nxitur një reagim të ashpër në Evropë.
Gjermania paralajmëroi për ndikimin në lirinë e shtypit, ndërsa një zyrtar i lartë i BE-së tha se Twitter duhet të jetë në përputhje me rregullat e bllokut ose të përballet me sanksione të mundshme.
“Liria e shtypit nuk mund të ‘ndizet dhe fiket’ kur të doni ju”, ka shkruar në Twitter, ministria e Jashtme e Gjermanisë, duke shtuar: “Nga sot këta gazetarë nuk janë më në gjendje të na ndjekin, të komentojnë apo kritikojnë. Neve na shqetëson kjo”, raporton CNN.
Věra Jourová, zëvendës presidente e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë, tha se “pezullimi arbitrar” i gazetarëve ishte “shqetësues” dhe ajo tregoi se kompania mund të përballet me ndëshkime si rezultat i kësaj.
“Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore. Kjo është përforcuar sipas aktit tonë #MediaFreedom”, shkroi Jourová në një postim në Twitter, duke shtuar se Musk “duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë”.
“Këtu ka vija të kuqe”, vazhdoi ajo. “Dhe do të ketë sanksione, së shpejti”.
Të enjten në mbrëmje, Twitter ndaloi llogaritë e disa gazetarëve të profilit të lartë nga organizatat kryesore të lajmeve pa shpjegime, duke përfshirë Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times dhe Drew Harwell të The Washington Post.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










