CH-Ballkani
Turizmi në Shqipëri rritet për 9.5 %
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në pesëmujorin e parë 2017 është 1.321.474, duke u rritur me 9,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në maj 2017 është 721.054. Krahasuar me maj 2016, ky tregues rezulton me rritje 1,9 %, raporton “INSTAT”, përcjell albinfo.ch.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 360.082. Krahasuar me maj 2016, ky numër është rritur me 0,4%. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në pesëmujorin e parë 2017 është 1.321.474, duke u rritur me 9,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Numri i vizitorëve të huaj, të hyrë në Shqipëri për qëllime pushimi dhe vizita ditore në maj 2017, rezulton 134. 364 ndërsa në maj 2016 ky numër ishte 145.655, duke shënuar një rënie me rreth 7,8 %.
Numri më i madh i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, në maj 2017 rezulton nga Kosova me 29,3 %, pasuar nga hyrjet e shtetasve të huaj nga Maqedonia me 13,6 %, Mali i Zi me 10,1 %, Greqia me 8,8%, etj.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













